Zjarr në Shengjin, rrezikohen banesat

Një masiv me shkurre është përfshirë sot nga flakët në Lezhë në zonën e Shëngjinit. Zjarri ndodhet pranë disa banesave, duke shkaktuar panik te banorët.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Era po e ndihmon shumë shprëndarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.