Thirrja e Palokës: O shërbëtorë të mjerë, mos mbroni vrasësit dhe përdhunuesit!

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, iu ka drejtuar një thirrje publike sot, të gjithë atyre deputetëve,  gazetarëve dhe figurave publike, që janë bërë palë për të përgënjeshtruar komisarin e Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu lidhur me dosjen e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

“O shërbëtorë të mjerë!  - shkruan Paloka në Fb. - Mos mbroni vrasësit e përdhunuesit dhe denigroni viktimat vetëm sepse kështu ju urdhëron padroni juaj në krye të qeverisë! Edhe paratë me të cilat ju paguan, janë nga ato që ju grabit pikërisht viktimave që ju denigroni për të mbrojtur vrasësit dhe përdhunuesit e tyre.
Mosni, se Zoti ka për t’jua sjellë në shtëpitë dhe familjet tuaja!  Po nëse nuk i trembeni Zotit, dijeni dhe ju që drejtësi do të bëhet një ditë, jo vetëm për padronët, por dhe për shërbëtorët!"