Aksion i policisë, një mijë gjoba për 24 orë, 17 të arrestuar

966 është numri i gjobave të lëshuara gjatë ditës së mërkurë nga Policia e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 18 aksidente ishin me të lënduar, kurse 22  përfunduan pa të lënduar.

17 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajte të dënimit.