Kapet hajduti i depozitës së ujit, kishte vjedhur edhe një dyqan....

Policia e Gramshit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje. Në pranga u vu shtetasi Adriatik Vlashi, 27 vjeç, banues në fshatin Gjergjovin, Gramsh.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Kotorr, Gramsh, ka vjedhur disa para në lokalin e shtetasit M.K 28 vjeç, të cilat u sekuestruan në cilësin e provës materiale. Gjithashtu më datë 13.09.2018, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur depozitën e ujit të shtetasit Xh.H.,banues në fshatin Kabash, Gramsh",

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.