FOTO/ Miss Turkey 2018, rrezikon të humbas kurorën për një arsye shumë të fortë

Javën e kaluar, Seeval Sahin u kurorëzua Miss Turqia për vitin 2018, por mund të mos e mbajë shumë gjatë kurorën.

Ka patur akuza se bukuroashja ka kryer operacione plastike, por juria e konkursit të bukurisë nuk i dha rëndësi.

Në rrjete sociale ka filluar shpërndarja e një fotografie të vjetër që vërteton se 19-vjeçarja ka kryer ndërhyrje në fytyrë.

Një ndër detajet që vihet re më shumë në fytyrën e saj është hunda.

Thuhet se mund të ketë bërë edhe rimodelim të buzëve.

Tashmë kanë nisur kërkesat që Seeval të dorëzojë kurorën e Miss-it pasi nuk e meriton këtë titull.

Operacionet plastike janë kundër rregullave të konkurseve të bukurisë, por ekziston një mënyrë që ajo të mbajë kurorën.

Seeval mund të vërtetojë se ndërhyrja është bërë për arsye shëndetësore, jo estetike.