Arrestohet në Fushë Krujë, trafikanti i femrave dhe i fëmijëve në kërkim ndërkombëtar

Policia e Durrësit dhe Komisariati i Krujës kanë arrestuar dje 50-vjeçarin Flamur Korriku, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një seri krimesh.

Korriku me banim  në Tiranë  është kapur në Fushë Krujë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane,  i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale "Organizatë kriminale", 

 "Shfrytëzim prostitucioni",  "Trafik femrash",  "Krime kundër fëmijëve"dhe  "Falsifikim dokumentash" parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.Korriku do të ekstradohet në Itali.