VIDEO/ Autobusi luksoz merret para nga lumi i rrëmbyeshëm

Pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur një autobus luksoz turistik përfundoi në ujërat e trazuara të një lumi, pasi zona u godit keqas nga shirat musonë.

Videoja e filmuar në Himachal Pradesh, në Indinë Veriore, tregon autobusin duke përfunduar në ujërat e lumit Beas, i cili pësoi rritje drastike të nivelit si rezultat i shirave që kanë goditur rajoni  tri ditët e fundit.

Sipas agjencisë lokale të lajmeve ANI, fatmirësisht autobusi nuk kishte pasagjerë kur u rrëmbye të dielën pasdite në zonën turistike të Manalit ku ranë 127.44mm shi.