Gazetari: Ka dokumente për përdhunimin e vajzës nga djali i deputetit

Gazetari që ka intervistuar Emiljano Nuhun, Basir Çollaku tha sonte në emisionin “Opinion” se ka dokumente të dëshmisë së vajzës në polici. Sipas tij, bëhet fjalë për një vajzë 25 vjeçe që ka denoncuar se është përdhunuar nga Rexhe Rraja (djali i deputetit). Ajo, mbrëmjen e sotme në një intervistë në Report TV e ka mohuar ngjarjen, por gazetari këmbëngul se dëshmia e saj në polici është ndryshe.

“Vajza kanë qenë në një lidhje me Rexhep Rrajën. Kur janë ndarë kanë nisur kërcënimet. Rexhepi e ka çuar në një hotel me dhunë. E ka kërcënuar me armë. Vajzës i ka rënë të fikët. Ka dokumente për këtë. Pas ushtrimit të dhunës është bërë vizitë dhe ka rezultuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Më 21 korrik ka bërë denoncim, por më pas me dhunë e kanë detyruar të tërheqë denoncimin”, shpreh Basir Çollaku.