Meta takon Presidentin Trump: Shqipëri – SHBA, partneritet i fortë strategjik

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar Presidentin Donald Trump, gjatë një pritje në SHBA.

Lajmin e bën vetë të ditur Presidenti Meta, i cili ndërsa publikon këtë foto, shkruan se, “I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA”.