Bajerni gjen zëvendësuesin e Ribery, vjen nga Franca

Bayern Munchen ka gjetur zëvendësuesin e Franck Ribery.

Bëhet fjalë për Florian Thauvin të Marseillës i cili shihet si zëvendësues i veteranit francez, shkruan “Calciomercato”, raporton SYRI.net.

Kujtojmë që lojtari në fjalë ka një marrëveshje me Marseillën deri në vitin 2021, por drejtuesit bavarezë e shohin atë si njeriun ideal për të zëvendësuar Riberyn i cili në fund të sezonit mbush 36 vjeç.