Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e turit të dytë, ja përballjet e frikshme

Sot u luajtën ndeshjet e kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Skuadrat e mëdha të Superligës Shqiptare ia dolën të kualifikohen në turin e dytë kualifikues. Pa dyshim përballja më e fortë do të jetë dueli ndërmjet Tiranës dhe Flamurtarit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 23 janar 2019, ndërsa ato të kthimit më 6 shkurt 2019.

Ja përballjet e turit të dytë:

Grupi A

Besëlidhja - Skënderbeu

Egnatia - Luftëtari

Kastrioti - Partizani

Vllaznia - Kamza

Grupi B

Apolonia - Kukësi

Bylis - Laçi

Tirana - Flamurtari

Lushnja - Teuta