600 punonjës të bypass-it të Fierit drejt grevës së urisë

Këtë të mërkurë 600 punonjës që punojnë për ndërtimin e bypass-it të Fierit e Vlorës janë ngritur në protestë sërish, për të nëntën herë.

 Tubimi eshte zhvilluar në segmentin rrugor Mbrostar- Fier, aksi i cili është bllokuar për shkak të protestës.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën 2015-2016 nga kompania nën- kontraktore dhe se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen, atëherë ata do të hyjnë në grevë.

Protestuesit janë shprehur se ata nuk do të lejojnë vijimin e punimeve dhe do të futen në grevë urie pikërisht përballë Ministrisë së Energjisë, Industrisë e Transportit, të drejtuar nga Damian Gjiknuri.