Alibeaj: Vetingu i politikës është emergjencë kombëtare, PS po bën hile, do të përdorë Venecian

Enkelejd Alibeaj e cilësoi artificial propozimin e PS për ta dërguar nismën e opozitëspër marrje opinion në Komisionin e Venezias. “Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve. Pse keni frikë nga barazia e ligjit edhe për deputetët”- ishin disa nga pyetjet e Alibeajt për kolegët socialistë. Nënkryetari i komisionit të ligjeve argumentoi se të gjitha pikat e rregullores për nismën janë përmbushur.

Përmbajtja është e njohur, publiku e njeh problemin, sepse po e vuajnë ëdo ditë kriminalizimine politikës, standartin e nismës e ka përcaktuar Venecia, kur ka folur për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Venezia e ka shqyrtuar 3 këtë nismë me vetingun e gjyatrëve dhe porkurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj sië bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit.”- shpreh Alibeaj gjate mbledhjes së komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit.

Duke nxjerrë në pah se nisma eshtë identike me atë që ka pranuar Venezia për drejtësinë, Alibeaj tha se nevoja për miratimin e nismës është emergjëncë kombëtare dhe duhet miratuar brenda pak ditësh.