Bllokohet aksi rrugor në Përmet, pasi era ka rrëzuar disa pemë gjatë natës

Aksi rrugor nga Ura e Leklit në Përmet është aktualisht i bllokuar. Shkak është bërë rrëzimi i disa pemëve gjatë natës. E dëmtuar është edhe linja 100 kv e tensionit të lartë. Policia dhe Autoriteti Rrugor i Rajonit të Jugut po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Mendohet që shkak për rrëzimin e pemëve janë bërë erërat e fuqishme që kanë prekur këtë zonë gjatë natës.