FOTO/ Angelina Jolie fotografohet nga paparacët dhe duket shumë ndryshe

 Pas luftës ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt, aktorja e njohur është shfaqur gjithmonë e më keq në aspektin fizik, por rikthimi në sheshxhirim mesa duket i ka bërë mirë.

Së fundmi Angelina është fotografuar në sheshin e xhirimit të dramës “Come Away” dhe mund të themi se duket totalisht ndryshe, dhe gati nuk e njohëm.

Me këmishë të bardhë, fund të gjatë deri në fund të këmbëve dhe flokë bjonde, duket sikur Angelina ka udhëtuar nga e shkuara.

Ndërkohë që ne jemi habitur nga ndryshimi i saj, shumë fansa e kanë komplimentuar duke u shprehur se ajo duket mjaft në formë që pas ndarjes nga Brad Pitt.