'Martin dhe Mirash Ivanaj', prezantohen dosjet origjinale

Të martën, në sallën e konferencave të Fondacionit Martin & Mirash Ivanaj në Tiranë u organizua Konferenca Jubilare “Në emër të… Kulturës”, me studiues që folën rreth këtyre figurave, ku u prezantua dhe libri “Ministri i Hekurt”, vepër e Lazër Radit, event që përkon me 130 vjetorin e lindjes së Martin Ivanaj, 65 vjetorin e vdekjes së Mirash Ivanaj e 20 vjetorin e vdekjes së Lazër Radi.  Në këtë promovim u paraqiten dhe dosjet origjinale nga fondi personal i Mirash Ivanaj nga Arkivi Shtetit.