Ja cilët janë reperët që akuzohen si anëtarë të Iluminatit

Reperat me famën e tyre, që ka arritur nivele globale dhe simbolet që i shoqërojnë kudo me mesazhe sekrete nëpër videot e muzikës së tyre kanë filluar të akuzohen se janë pjesë e Iluminatit.

Çdo gjë që një reper vishte ishte një mesazh sekret  referuar Iluminati-t dhe çdo shenjë e bërë me duar interpretohej si një shenjë ndaj mjeshtrave të tyre të plotfuqishëm.

Ashtu si shumica e teorive konspirative, as kjo nuk ka një bazë të shëndoshë, por kjo nuk i ndalon njerëzit të besojnë në to.

Ja ku janë 9 reperët të akuzuar si pjesë e Iluminati-t:

Kanye West

Videoja muzikore “Power” e artistit thuhet se përmban shumë imazhe që kanë të bëjnë me simbolet masonike të “Iluminati-t’

Lil Wayne

Reperi ka bërë një tatuazh në mjekrën e tij të ‘Syrit që sheh Gjithçka’ dhe fansat nuk kanë pushuar së akuzuari

Nicki Minaj

Gjatë një performance në Grammy Awards 2012, Nicki Minaj bëri një akt ekzorcizmi, ku fansat besojnë se ajo donte t’I tregonte botës kontrollin e vërtetë që Iluminat-i ka mbi njerëzit.

Pusha T

Në albumin e tij më të ri ’Daytona’ në këngët e reperit gjenden shumë simbole që mendohen se kanë të bëjnë me Iluminati-n

Eminem

Nga vendosja e gishtave në kokë për të bërë shenjën e djallit, tek mbulimi I njërit sy në shumicën e fotove e tij, shumë fansa e kanë akuzuar Eminem si një person I ngritur qëllimisht nga Iluminati me një mision të caktuar në biznesin e Showbizz-it.

Jay Z&Beyonce

Po të shohim vidoen e fundit ‘Apeshit’ duket qartë që shumica e simboleve lënë vend për dyshime, që nga fakti se atyre u është lejuar një hyrje e veçantë dhe rezervim I të gjithë muzeut të Luvri-t.

Kendrick Lamar

Albumi i tij më i fundit ‘DAMN’ nga cover-i i tij duket qartë që M qëndron sipër kokës së Lamar duke bërë një lidhje me Iluminati-n.

Tupac

Thashethemet janë se ai sajoi vdekjen e tij për t’I shpëtuar Iluminat-it. Këto thashetheme janë shtuar më së shumti edhe mbas hedhjes në treg të albumit të tij “The Don Killuminati”, ku shumë prej vargjeve të këngës sugjerojnë se Iluminat-i ishte vënë pas tij, duke e lënë më në fund të vrarë.