Humbi jetën në komisariatin e Korçës, ndryshon prokurori i çështjes së Enea Ftoit

Ndryshon prokurori i çështjes në hetimet për vdekjen në ambientet e Komisariatit të Korçës të Enea Ftoit.

Dosja, që kishte në hetim prokurori Elsion Sadikaj, i shkarkuar nga Vetting-u, i ka kaluar prokurores Oli Visi.

Enea Ftoi vdiq në Komisariatin e Korçës, në muajin prill. Familjarët akuzuan policinë, por ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi vdekjen natyrore të të riut.