Zbulohet vota e Panuccit për ‘Lojtarin e Vitit’, ja kë zgjedh ai

Luka Modric është shpallur ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA. Ylli kroat ka mposhtur në këtë garë Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Por pas ceremonisë është zbuluar se si ka votuar trajneri i Kombëtares Christian Panucci që nuk lë vend për surpriza duke i dhënë pikë maksimale Luka Modric (5).

Në vendin e dytë, Panucci ka vlerësuar me 3 pikë Cristiano Ronaldon ndërsa në të tretin me vetëm 1 pikë për Eden Hazard.

Ndërkohë, në votat për trajnerin më të mirë të vitit, Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Daliç me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë, si dhe Zidan me vetëm 1 pikë. 

Kujtojmë që Modric zhvilloi një sezoni fantastik me Real Madridin në Spanjë dhe Kroacinë në Kupën e Botës, ka arritur të shpallet lojtari i vitit.