Zhduket 35-vjeçari në Tiranë, vëllai jep alarmin në Polici

Një tjetër zhdukje personi regjistrohet nga Polica. Zhdukja më e fundit ka ndodhur në Tiranë. Prej ditës së shtunë, A. N., 35 vjeç është zhdukur nga banesa e tij, ndërsa denoncimin e ka bërë vëllai i tij.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 23. 09. 2018, shtetësia M. T., vjeçe 41, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 22. 09. 2018, i është larguar nga banesa vëllai, A. N., vjeç 35, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.