VIDEO/ Momente të frikshme, 2-vjeçarja bie nga ballkoni dhe ...

Ky është momenti tronditës kur një vajzë e vogël nga Kina Lindore rrëzohet nga një lartësi prej 18 metrash.

2-vjeçarja u hodh nga dritarja e shtëpisë së saj në katin e katërt, por disa kalimtarë e pritën poshtë dhe fatmirësisht ajo mori vetëm disa lëndime të lehta.

Fatmirësisht vogëlushja ka marrë vetëm disa lëndime në fytyrë pasi u përplas në tokë, ndërkohë që dy ‘heronjtë’ e guximshëm patën disa fraktura në kockat e krahëve.

Mediat e huaja raportojnë se ajo ishte në gjumë dhe u ngrit duke kërkuar prindërit e saj.

Nëna, e identifikuar si Zhang tha për gazetarët se e la vogëlushen me gjyshen kur u nis për në punë.