Në Kroaci tallen me Ronaldon, Federata e di fituesin e çmimit ‘Lojtari i vitit nga FIFA’

Sot, në orën 20:00, në Londër do të zhvillohet ceremonia e FIFA-s ku do të jepet çmimi “The Best” për futbollistin më të mirë të vitit.

Gjithçka duket gati kurorëzimin e dytë të mesfushorit të Realit të Madridit, i cili më pas do të synojë trisin me “Topin e artë”.

Sondazhet në rrjetet sociale nuk pyesin kush do të fitojë, por kush do të jetë i dyti. Një sondazh të tillë e gjen edhe në profilin zyrtar të Twitterit të Federatës së Kroacisë, që u kërkon ndjekësve të sajtë votojnë.

Teksti i pyetjes është një tallje për Ronaldon dhe Salah.

“Kush e meriton çmimin e dytë “The Best?”. Një tag për Ronaldon dhe Salah. Si për të thënë se vendi i parë është i zënë nga Modriç.

Tifozët kroatë kanë votuar për Salah, i cili aktualisht është në avantazh me disa pikë ndaj portugezit të Juventusit.