FOTO/ Nis puna për rrëshkitjen në aksin Elbasan-Tiranë, do të ndërtohet një gjysëm tunel

ARRSH-ja njoftoi sot ka nisur pastrimi nga rrëshqitjet në autostradën Elbasan-Tiranë. Pas kryerjes së studimit të thelluar gjeologjik, hartimit dhe miratimit të projektit inxhinierik nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, filloi puna për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur dhe stabilizimin e shpatit në segmentin që lidh tunelin e Kërrabës me Elbasanin. Afati i punimeve është 4 muaj.

Në projekt është parshikur të bëhet një gjysëm tunel. Projekt që i jep zgjidhje kësaj rrëshqitjeje duke stabilizuar dhe siguruar gjithë këtë skarpatë, e cila ka qenë problem për një kohë shumë të gjatë.