Mbas publikimit të fotove intime, ‘Elifi’ sherr më prindërit

Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun e cila është u bë e njohur për publikun shqiptar në telenovelën  ‘Diamante dhe dashuri’ i publikuna disa foto ku shihet në momente intime së bashku me të dashurin e saj Umut Evirgen gjatë pushimeve në Bodrum.

Çifti shfaqeshin në momente intime duke u puthur dhe përkëdhelur, e fotot bënë aq bujë sa aktorja shpërtheu në rrjete sociale me një postim ku me ironi shkruante se njerëzve u pëlqen të gjykojnë sikur vetë janë të pafajshëm.

Mirëpo publikimi i këtyre fotove i kanë hapur probleme aktores Tuba Buyukustun.

Mediat turke shkruajnë se aktorja ka bërë sherr me prindërit dhe pas sherrit është larguar nga shtëpia verore e prindërëve në Bodrum, aty ku qëndronte.