VIDEO/ Levante-Sevilla, shënohen tetë gola

Fitore tenistike për Sevillan në javën e 5-të të La Ligas. Andaluzianët u rikthyen te suksesi në kampionat pas 3 javësh thatësirë pasi triumfuan 2-6 në Valencia përballë Levantes.

Një fitore e lehtë dhe e merituar për skuadrën e Machin që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 7 pikëve ndërkohë që spikati francezi Ben Yedder me një tregolësh.

Për Sevillan realizuan edhe Carrico, Andre Silva e Sarabia. Goli i Roger barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 ndërsa autogoli i danezit Kjaer fiksoi rezultatin përfundimtar në 2-6.  Ndërkohë që në minutën e 26-të kur rezultati ishte 1-2 për miqtë Morales humbi një 11-metërsh për Levanten.