Ibrahimoviç: Nuk e mbyll në Amerikë, kam një ofertë nga ekipi i zemrës

Ylli suedez Zlatan Ibrahimovic po mendon ta mbyllë karrierën në atdhe, duke larguar kështu mundësinë e tërheqjes nga futbolli në Amerikë, ku ka një kontratë dy-vjeçare me LA Galaxy.

“Nuk ia kam mbyllur derën askujt. Më mungon ende një trofe”, tha 36-vjeçari në një bisedë me gazetarin suedez Alex Schulman, i cili natyrisht e ka pyetur për një kthim të mundshëm në Suedi, ndoshta ku ka nisur karrierën, te Malmo.

Për sulmuesin legjendar, i cili ka luajtur 116 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 500 gola në karrierë, kthimi në Malmo nuk është utopi: “Vetëm Malmo. Dhe Malmo do fitojë titullin. Kam marrë një ofertë, ata më duan sërish dhe duan që ta mbyll karrierën atje”, shtoi Ibra.