Teatri Kombëtar/ Regjisori i njohur në Syri.net: Rama po sillet njëlloj si talebanët

Regjisori Robert Budina, në një intervistë për gazetarin Alen Xhelili në Syri.net, u shpreh se Rama po vepron njëlloj si talebanët.

Sipas tij Rama po kërkon të shembë teatrin njëlloj si talebanët, të cilët shkatërruan objektet historike në lindjen e Mesme.

‘Çështja e Teatrit është kulmi ku bashkohen pisllëqet e këtij pushteti. Është bashkimi i të gjitha parave të pista për tu mbjellë në qendër të Tiranës. Është një simbolikë shumë e fortë që njerëzit duhet ta kuptojnë. Vetëm talebanët veprojnë kështu, siç bënë në lindjen e mesme duke prishur objektet trashëgimore’, tha Budina.