Përleshje në Bulqizë, theren me thika tre persona

Tre persona janë plagosur me thikë në Bulqizë pas një përleshje midis tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen  ekaluar, kur një persona ka sulmuar dhe plagosur një person tjetër, duke e plagosur rëndë atë me thikë, si edhe djalin e viktimës, një 16-vjeçar.

Nga ana e tij, minoreni ka reaguar, duke plagosur agresorin e babait të tij dhe atij vetë,

Nga ana e Policsë vendore, mësohet se është arrestuar agresori i babait dhe të birit, ndërsa në gjendje të lirë, procedimi ka filluar edhe për 16-vjeçarin.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Policia e Bulqizës ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

V. M., 38 vjeç, banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje" , "Mbajtje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 88 e 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas rreth orës 21.40 pas një konflikti për motive pronësie ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasit Sh. M., 52 vjeç, lindur e banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup, i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushtarak Tiranë për shërbim më të specializuar, ndodhet në gjendje të rëndë.

Si dhe ka plagosur lehtë shtetasin A. M., 16 vjeç, djalin e shtetasit Sh. M., i cili pas mjekimit ka dalë nga spitali.

Gjithashtu po gjatë konfliktit shtetasi A. M., ka plagosur lehtë shtetasin e arrestuar V. M., ku ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje".

Në cilësinë e provës materiale është marrë dhe sekuestruar arma e krimit (thika me të cilën autori ka kryer plagosjen e shtetasit Sh. M).

Sa më sipër materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.