‘Mundo Deportivo’ zbulon transfertën e re të Barcelonës

Barcelona ka identifikuar transfertën e re nga Ligue 1.

Presidenti i Lille, Gerard Lopez ka zbuluar se Barcelona ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit, Nicolas Pepe.

23-vjeçari ka shkëlqyer në paraqitjet e tij te skuadra franceze duke zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane, në mesin e tyre edhe Barcelona.

“Është e vërtetë për Barcelonën. Ka shumë klube të mëdha që kanë kërkuar të fillojmë negociatat”, deklaroi Lopez për “RMC Sport”.

“Unë shpresoj që ai të mbetet me ne edhe për një sezon tjetër”, përfundoi ai.