Klopp: Ja çfarë duhet të bëjë Shaqiri që të luajë më shumë me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri ka marrë këshilla të reja nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Ai po ashtu ka ftuar mesfushorin me origjinë shqiptare që të ketë durim për t’iu krijuar hapësira e nevojshme te “Reds”.

“Shumë i gjallë dhe shumë pozitiv. Jo vetëm nga paraqitjet por edhe në zhveshtore. Të gjithë e duan Shaqirin, kështu është, pa luajtur shumë minuta edhe pse më shumë është faji im se i tij”, tha Klopp.

“Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, të jem i sinqertë. Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, të jeni të sigurt”, shtoi ai.