Fustani i dytë i dasmës së Elita Rudit, po e mahnit të gjithë rrjetin

U mbajt mbrëmjen e djeshme dasma madhështore e Elita Rudit dhe Gjikos, çiftit shumë të komentuar në media e rrjete sociale të cilët u kurorëzuan në martesë pas 2 vitesh së bashku.

Sigurisht e gjithë vëmendja ishte tek nusja dhe paraqitja e saj dhe Elita nuk zhgënjeu.

Moderatorja bukuroshe u shfaq me një fustan të bardhë me xixa dhe pupla dhe dukej si princeshë, por pas disa orësh Elita veshi edhe një tjetër.

Këtë radhë moderatorja u shfaq me një fustan jo të fryrë, por elegant dhe me thekë.