Edi Rama ndërron mendje, nuk mbështet më policinë, por ...

Deri dje krenohej me policinë, por sot ka ndryshuar mendje.

Është Edi Rama që ka reaguar gjatë ditës së sotme për shfaqjen e radhës të policisë, këtë herë në bashkëpunim me prokurorinë.

Dhe si zakonisht, Rama nis të mbështesë institucionin që është në ditë më të keqe.

E sot është prokuroria që është komplet jashtë kontrollit nga paligjshmëria e vendimeve të Arta Markut dhe Rama ka vendosur ta mbështesë.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.

Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit.

Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë.

Forca e Ligjit po përshkallëzohet.