Banda ‘Bajri’, thirrje autoriteteve belge: Hetoni lidhjet me Edi Ramën e Ditmir Bushatin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit te policisë, për arrestimin e 11 personave, pjese e grupit ‘Bajri’ në Shkoder. Berisha ka përgëzuar autoriteteve ligjzbatuese të Mbretërive të Belgjikës dhe Holandës për operacionin në fjalë.

Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve të këtyre vendeve të hetojnë dhe bëjnë publike lidhjen e ngushtë të drejtuesve të kësaj bande, komunikimet direkte te tyre me Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushen, dhe deputetë të tjerë socialistë.

Reagimi i plotë i Berishës

Thirrje drejtuar autoriteteve ligjzbatuese te Mbreterive te Belgjikes dhe Hollandes!

Te dashur miq, se pari le te falenderojme perzemersisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbreterise se Belgjikes dhe Mbreterise se Holandes, te cilat me hetimet e tyre bene te mundur goditjen e njeres prej bandave me te rrezikshme te krimit nderkombetar, bandes se Bajrajve.

Te falenderojme mediat, gazetaret investigativ te ketyre vendeve, qe me guxim te madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve te tyre dhe shqiptare per veprimtarine, vendndodhjen, lidhjet e ngushta te eksponentrve kryesor te kesaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputete te tjere siçiliste.

Me kete rast le t’u bejme thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te hetojne dhe bejne publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.

Ky do te ishte nje kontribut i jashtezakonshem per Shqiperine dhe rajonin tone, stabilitetin e tyre! sb