Gati arrestimi i Ditmir Bushatit? Jo vetëm në përgjime, por edhe në takime me Bajrët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me konferencën e kryepolicit, Ardi Veliu, i cili bëri të ditur detaje nga operacioni me 11 të arrestuar në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Paloka shtron një pyetje lidhur me 6 muajt e përgjimeve.

‘Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve.

‘Kemi 6 muaj që i përgjojmë’,- thuhet në deklaratë.

Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me pergjimet e tjera…?, shkruan Edi Paloka në Facebook.

Natyrshem lind pyetja, a duhet policia te marre nen hetim edhe ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati.

Por ministri Bushati në një postim në Twiter thotë se ‘gjuhët e përdala konfirmojnë suksesin e operacionit’.

‘Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin.

Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm’, thotë ai.