Arrestimi i Safet Bajrit, dalin detaje të reja

Një nga emrat më të përfolur të botës së krimit është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Bëhet fjalë për Safet Bajrin.

Sot ai bashkw me persona tw tjerw pritet të njihet me vendimin e dhënë në Belgjikë, vend ku akuzohet si kreu i një organizate kriminale.

Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge.

Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Brukse me 9 vite burgim.

Ndërkaq në Shqipëri Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Bajrit i janë bllokuar një sërë pronash në Shqipëri.

Ndërkaq mësohet se urdhër-arreste janë dhënë dhe për disa persona të tjerë në Tiranë dhe Shkodër.