ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në kampionatin rumun

Ish-futbollisti i Partizanit, Besart Abdurahimi do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit rumun. 28-vjeçari firmosi një kontratë 18-mujorshme me Hermanstadt.

Sulmuesi u prezantua sot te skuadra e tij e re dhe pas zhgënjimit tek Partizani do të kërkojë të lërë gjurmë në kampionatin rumun, shkruan panorama.

Ai ka nisur karrierën te NK Zagrebi në Kroaci, për të kaluar më pas në Izrael te Hapoel Tel Aviv. Më pas Abdurahimi u transferua te Lokereni në Belgjikë, Astana në Kazakistan dhe Cerezo Osaka në Japoni, para se në janar të vitit 2017 të firmoste me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa së fundmi u aktivizua në Kategorinë Superiore.