Ancelotti ‘përzë’ Marek Hamsik nga Napoli

I vjen fundi aventurës së Marek Hamsik te Napoli. Mesfushori sllovak mund të largohet që në janar nga nënkampionët e Italisë.

Ai nuk është i kënaqur nga puna nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Sipas mediave italiane, Ancelotti ia ka ndryshuar pozicinin sllovakut dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit.

Kujtojmë që gjatë verës Hamsik pati oferta nga Kina, por i refuzoi për Napolin.