E sjellin nga Shkodra dhe e arrestojnë në Tiranë, Safet Bajrin

Ndalohet nga policia në Tiranë Safet Bajri (Rustemi), i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës. Ndalimi është kryer mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Xhamllikut’ nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa aksioni ende vijon.

Bajri është ndalur për llogari të drejtësisë belge, pasi është dënuar në Bruksel për disa vepra penale, ndërsa aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në pritje të vendimit nëse do të ekstradohet për të vuajtur dënimin.

Ndërkohë që priten të tjera arrestime, pasi mësohet se janë prerë 15 urdhër arreste, ndërsa janë ekzekutuar vetëm tre, por emrat e dy të tjerëve ende nuk bëhen publikë.

Safet Bajri në kërkim nga autoritetet belge është i njohur edhe nga drejtësia shqiptare, ndërsa opozita e ka cilësuar si pjesë familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.