‘Shkoj në spital, nuk rri dot në shtëpi se më kujtohet ajo’, këngëtari i njohur rrëfen dhimbjen te Çani
Kujtim Prodani, këngëtari i njohur, ende e vuan ndarjen nga jeta të nënës së tij pas 2 vitesh që ajo ka vdekur.
Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kujtimi ka rrëfyer se vazhdon që të ndiejë dhimbje dhe shkon tek mjekët pasi ka luhatje tensioni.
“I pastroj fotografitë, sendet e saj personale. Është edhe dhimbje, shtëpia më jep aromën e saj”, ka rrëfyer ai dhimbjen e tij.
“Ju që i keni nënat dhe i keni pranë tani, përkëdhelini”, u shpreh Kujtimi.