Arrestohet pogradecari sapo doli nga ambasada amerikane në Tiranë

Arrestohet një person nga Pogradeci, pasi paraqiti dokumente false certifikatë dhe diplomë shkolle për të marrë vizë në ambasadën amerikane në Tiranë.

Prangosja e tij është bërë pasi oficerët e kontaktit në ambasadë amerikane njoftuan Policinë e Tiranës për faktin e konstatuar.

Sapo ky person ka lënë ambientet e ambasadës ai është arrestuar dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Ndërkohë një hetim intensive ka nisur nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se në zonën Librazhd – Pogradec ka një laborator të falsifikimit të dokumenteve që persona të ndryshëm paraqesin në ambasadat e vendit.