Simeone ndërhyn në polemikat për kartonin e kuq të Ronaldos

Kartoni i kuq i marrë nga Cristiano Ronaldo në takimin ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë nëse duhet apo jo të përdoret sistemi VAR në turnetë e Europës.

Diego Simeone ka folur për mediat në lidhje me mundësinë e përdorimit të sistemit VAR në Europë, duke pranuar se është e domosdoshme që ky sistem të përdoret.

“I kuqi ndaj Ronaldos? Duke parë mënyrën se si u përjashtua Ronaldo, rastet e tjera duhet pasur më shumë kujdes në ato gjëra që bëjmë. Ai nuk bëri realisht asgjë, por gjithsesi u përjashtua dhe tani gjyqtarët duhet të kenë një ndihmë për të tilla raste. Mendoj se VAR-i vë drejtësi në ndeshje dhe e shoh si detyrim”, u shpreh Simeone.