FOTO/ Bebe Rexha, si shqiponjë në rrugët e Parisit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka udhëtuar për në Paris me ekipin dhe vëllanë e saj.

Ndërsa ajo është shprehur shumë e lumtur dhe e emocionuar, që po udhëton për në kryeqytetin e bukur të Francës, ajo merr menjëherë vëmendjen e fansave me veshjen e saj.

Bebe shfaqet në rrugët e Parisit me një veshje të zezë, që ia shfaq për mrekulli trupin. Pikërisht kjo veshe e bën të duket si shqiponja, që është në flamurin kombëtar shqiptar.