Taulant Balla aksidentohet me makinë dhe ‘nuk e fsheh’ kënaqësinë

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme, teksa po udhëtonte në drejtim të Shkodrës. Nga aksidenti mësohet, nuk ka lëndime serioze. Ka qenë vetë Balla që ‘nuk e ka fshehur kënaqësinë’, e ndarjes së këtij lajmi sa në shpejt në rrjetet sociale, ndërsa përmes një postimi në Facebook shprehet se ‘shyqyr të gjithë mirë’.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe ‘qytetari digjital’”, shkruan Balla.