Vasili: Deklarimet e Markut, diarre rilindase, nuk guxon të hetojë Ramën as kriminelët

Kreu I deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të fundit të të Prokurorës së Përkohshme Arta Marku për 10 prokurorët e krimeve të rënda.

Vasili shkruan se Markut nga njëra anë nuk ja mban të hetojë Kryeministrin Rama për audio-përgjimin e Agron Xhafës dhe nuk guxon të hetojë kriminelët, por nga ana tjetër dënon dhe dëbon prokurorët me histeri paranojake.  

Vasili thekson se Marku u vetë delegjitimua dhe duhet të trajtohet si e tillë.

Ja postimi i plotë i Vasilit

Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht nje diarre rilindase.

Arta Marku,qe s'ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s'guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.

Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.

E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar.

Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.
Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t'ja tregoje vendin.
Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te.