Lajm i keq për Juventusin, ja sa do të mungojë Douglas Costa

Douglas Costa ka marrë një tjetër lajm të keq.

Braziliani i është nënshtruar testeve mjekësore pas lëndimit të pësuar ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Costa ka kaluar një javë të pafat ku pas ndëshkimit prej katër ndeshjesh në Serie A dhe përjashtimit ndaj Sassuolos, u dëmtua në duelin e “Mestalla-s”.

“Sky Sport” raporton se Costa do të mungojë te skuadra e Juventusit për tri javët e ardhshme.