Kryeministri nuk përbën më lajm/ Pas Berishës edhe Kryemadhi shkatërron Ramën

Para një jave ishte lajm në çdo media online fakti që Sali Berisha mposhti me tre katër herë më shumë audiencë në kohe reale Edi Ramën që ishte tek Top Channel.

Argumentet ishin nga më të ndryshmet nga stafi i Ramës.

Nga ato që TCH nuk ka më audiencën e Klan pasi Ben Blushi si një parazit që vendos vetëm gjoba e ka shkatërruar këtë televizion, deri tek ato që Fevziu ka më shumë audiencë se shëtitësja Eni dhe tek fakti që Berisha ishte përballë analistëve dhe Rama kishte përballë vetëm Vasilin.

Por mbrëmë në të njëjtën kohë, por me Tv të ndryshme, Rama përballë analistëve tek Klan dhe Kryemadhi përballë analistëve socialistë të Top Channel, kryeministri i vendit serish është shkatërruar në vëmendjen që ka marrë nga mediat për lajmet e prodhuara prej tij në emision.

Të gjitha mediat online kishin dy-tre fishin e lajmeve nga ‘bombat’ e Kryemadhit dhe shumë pak nga vrazhdësia e Ramës, përballë analistëve në gjumë të Çilit. Përjashto Rakipllarin që në fund e nxori nga binarët Edi Ramën.

Përfundimisht, Edi Rama jo vetëm që është bërë i vrazhdë, i sheshtë në ato që thotë, por ka humbur edhe aftësinë e te qenit interesant për audiencën. Çdo dite e me shume po shikohet si një njeri i plakur para kohe jo vetëm fizikisht, por edhe i lodhur mendërisht. Edhe batutat qe përdorte nga filmat e ‘Kinostudios Shqipëria e Re’ nuk po i thotë me, ngaqë shumicën e tyre i ka shkruar Kiço Blushi, babai i Benit te vogël.