Reagon Agnelli, ja çfarë thotë pasi Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq

“Një për të gjithë, të gjithë për një”.

Ky është reagimi i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli në mbështetje të Cristiano Ronaldon që momentalisht po kalon një situatë të vështirë, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Numri një i “Bianconerëve” ka postuar një foto të Cristiano Ronaldos i cili është ndihmuar nga shokët e tij të ekipit për tu çuar nga toka menjëherë pasi arbitri Brych e përjashtoi me kartonin e kuq.

Kujtojmë që Ronaldo po vuan presionin e mediave pasi e ka të vështirë për të shënuar por Agnelli bën thirrje që shokët e skuadrës t’i qëndrojnë pranë 33-vjeçarit./ o.m