Del jashtë kontrollit situata në Prokurorinë e Përgjithshme

Një nga njerëzit më të besuar të Prokurores së Përkohshme Arta Marku ka dhënë dorëheqjen pasi nuk ka pranuar që të hetojë 10 kolegët e tij të Krimeve të Rënda.

Sokol Stojani ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori.

Ai nuk ka nuk pranuar të hetojë 10 kolegët e tij, pas urdhërit të djeshëm të Arta Markut për procedim disiplinor ndaj tyre.

Por situata duket se është më e rëndë se kaq.

10 prokurorët që janë vënë në hetim disiplinor kanë paditur vetë kryeprokuroren e Përkohshme dhe kërkojnë të rrëzojnë urdhrin e saj, që sipas tyre është jashtë kompetencave të saj.

Një ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe transferimin e tre të tjerëve