Lippi thyen heshtjen: Ky duhet të jetë vendimi i UEFA-s për Ronaldon
Marcello Lippi ka komentuar kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos ndaj Valencias.
Ish trajneri i Juventusit beson se sulmuesi portugez nuk e meritoi përjashtimin e tij me karton të kuq ndaj Valencias në Champions League.
“Nuk mund të kthehemi pas sepse Ronaldo është përjashtuar dhe ndeshja ka përfunduar”, deklaroi Lippi.
“Por, e kemi kuptuar se pezullimi do të ishte absurd prandaj duhet të mos dënohet për asnjë ndeshje”, vijoi ai.
"Ndërsa Për sa i përket teknologjisë. VAR-i duhet të jetë edhe në Champions”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo do të mësojë të enjten e ardhshme, 27 shtator, nëse do të mungojë ose jo ndaj ish-klubit të tij Manchester United në Ligën e Kampionëve.
UEFA thotë se paneli i tyre disiplinor do të gjykojë rastin e kartonit të kuq të Ronaldos më 27 shtator.