Ligji i Teatrit vdiq, një 'zombi' po shkon tek Presidenti

Ligji i Teatrit vdiq. Kur dekreti i vetos i Presidentit pranohet nga Parlamenti, ligji ka pushuar se ekzistuari. Por Rama u përpoq ta ngjallë duke amenduar një ligj të vdekur. Antikushtetuese? Kjo nuk është asgjë!‎ Sepse Edi Rama po rrëmben kompetencën që ka Presidenti që të ktheje me veto një ligj që shkel Kushtetutën. Pasi i hoqi "rropullitë" e vdekura, ligjit të Teatrit që vdiq pa parë ende diellin, Rama bëri amendamente si makiazh pa ndryshuar qëllimin korruptiv, duke ruajtur ‎të pandryshuar numrin e ligjit. Pra, në formë është i njejti ligj, me të njejtin numër. Këtë sajesë, që e quan ligj të njëjtë me atë që është votuar më parë sepse nuk ka ndryshuar numër dhe po ia dërgon Presidentit për dekretim.

Meqë Kushtetuta thotë se Presidenti nuk mund ta kthejë dy herë të njëjtin ligj, "ustallarët" e Ramës na paskan gjetur një hile antikushtetuese. Meqë numri i ligjit nuk ka ndryshuar, do të pretendojnë se Presidenti nuk mund ta kthejë përsëri me veto këtë ligj të Ramës.‎ ‎Pikërisht me këtë hile, Rama kërkon t'ia ‎hedhë, ligjin ta miratojë, gjoja të hapë garë, të fitojë Fusha dhe Rama të fitojë 200 milionë eurot.

Pse nuk paraqet ligj të ri Rama, ku të reflektojë kritikat e Presidentit? Sepse do të ishte qartazi ligj i ri me numër të ri dhe do të jepte mundësi për veto të re të Presidentit. Por Presidenti nuk shqyrton numrin e ligjit, por brendinë e tij. Vetëm nëse Parlamenti do të rrëzonte dekretin e Presidentit, ‎që do të thotë se brendia e ligjit nuk do të ndryshonte, Presidenti nuk e kthen dot më për rishqyrtim, sepse ia ndalon Kushtetuta, ngaqë Parlamenti vendosi përfundimisht duke rikonfirmuar të paprekur brendinë e ligjit të kthyer nga Presidenti. Ama, kur brendia e një ligji ndryshon sërish, qoftë edhe me një fjalë të vetme, Presidenti ka të drejtë ta shqyrtojë e ta kthejë përsëri në Parlament nëse është nevoja. Por në çdo rast, e gjithë ajo qe ndodhi dje ne Kuvend eshte antikushtetuese sepse nuk amendohet nje ligj i rrezuar nga Presidenti, pavaresisht ndonje precedenti antikushtetues qe mund te kete kaluar pa u vene re. Precedenti i keq nuk e ndryshon as germen as frymen e Kushtetutes. Ligji i rrezuar terhiqet dhe riparaqitet nga e para si inisiative e re dhe po te jete nevoja, Presidenti e kthen serish. Praktika kushtetuese italiane qe ka te njejtin mekanizem vetoje, lejon vetem rivotim te ligjit te kthyer ‎pa bere ndryshime. Pikerisht kete po perpiqet te shmange Rama sepse i prish shume pune. Pra, me kete hile Kryeministri, pasi ka marre cdo pushtet, po i zhben tinezisht Presidentit kompetencen kushtetuese te vetos me qellim qe ligji te kaloje patjeter. ‎Ligji i vdekur i Rames po capitet perseri si nje zombi drejt Presidences, e me pas do t'i turret Teatrit dhe prones publike per t'i shqyer.

Presidenti duhet ta ndale patjeter kete kerme teresisht antikushtetuese‎! Kjo eshte arma e fundit institucionale qe ka mbetur tashme qe ka vdekur Gjykata Kushtetuese. Nese Presidenti nuk shprehet, to ta quajne kete ligj-zombi te shpallur dhe do te hyje ne fuqi.

‎Ndoshta per ata qe ende i besojne "Reformes ne Dredhesi" te Rames, fjala Kushtetute ka pak rendesi dhe Gjykata Kushtetuese me mire qe nuk egziston. Por kjo e keqe qe drejton sot shqiperine duhet shporrur me cdo kusht, ose ajo qe kemi pare deri me sot nuk eshte ende asgje!